Suharekë, fillon aksioni për ambientin më të pastër

21.04.2022

Pjesë e këtij aksioni do të jenë të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një ambient, një mjedis sa më të bukur dhe më të pastër. Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. “Sot fillon aksioni për pastrimin e ambientit kudo në Komunën e Suharekës”, ka shkruar kryetari Muharremaj. […]

Suharekë, fillon aksioni për ambientin më të pastër Foto: Ilustrim

Pjesë e këtij aksioni do të jenë të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një ambient, një mjedis sa më të bukur dhe më të pastër.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Sot fillon aksioni për pastrimin e ambientit kudo në Komunën e Suharekës”, ka shkruar kryetari Muharremaj.

Muharremaj vazhdimisht ka insistuar që Suhareka do të mbetet qyteti më i gjelbërt dhe më i pastër në Kosovë.