Suhareka në TOP 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve në baza ditore
Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka së fundmi është renditur e 10-ta për nga numri i të imunizuarve në bazë ditore. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar […]
Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka së fundmi është renditur e 10-ta për nga numri i të imunizuarve në bazë ditore.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 862,224 doza të vaksinës.
Nga kjo shifër prin Komuna e Prishtinës me 149,612 doza të dhëna për qytetarët. Ndërsa në Komunën e Suharekës që nga data 07 prill 2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti Covid-19, janë dhënë 30,939 doza të vaksinës të llojit Astra Zeneca dhe Pfizer.
Po ashtu së fundmi Komuna e Suharekës është renditur edhe në TOP 10-shen e komunave për nga numri i të vaksinuarve në bazë ditore.
Ku sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se në bazë ditore në Komunën e Suharekës numri i imunizimeve është 49.
Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.