Sadik Halitjaha sot paraqitet para Gjykatës Speciale

28.01.2020

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e kishte bërë me dije vet Halitjaha para pak javësh. Ai kishte treguar se më 28 janar duhet të paraqitet në Gjykatën Speciale. “Sikur shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ne kemi fatin e përbashkët, sidomos eprorët që nga kreu i […]

Sadik Halitjaha sot paraqitet para Gjykatës Speciale Foto: Sadik Halitjaha, UÇK

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e kishte bërë me dije vet Halitjaha para pak javësh. Ai kishte treguar se më 28 janar duhet të paraqitet në Gjykatën Speciale.

“Sikur shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ne kemi fatin e përbashkët, sidomos eprorët që nga kreu i SHP të UÇK-së e deri në nivel të zonave kanë arritur t’ i thërrasin Zyra e Prokurorit të Dhomave të Soecializuara të Hagës. Unë kam marrë ftesën më 17 dhjetor të vitit 2019 dhe duhet të paraqitem më 28 janar të këtij viti, por ftesën nuk e kam bërë publike për dy arsye. E para, sepse deri tani nuk desha t’i kënaqja dashakëqinjtë, atyre që shprehen kundër luftës së UÇK-së, të cilët gëzohen aq shumë kur e marrin një lajm të tillë. Pastaj e ekzagjerojnë me ato termet e tyre të ndragëta, se Haga po e dridh Kosovën, se po vjen epoka e Speciales.

Unë nuk e kuptoj se çfarë tërmeti i imagjinuar është ky në mendjet e tyre. Nëse neve nuk na ka përkulur Serbia me tanke me gjithë ato forca dhe ne i kemi dalë luftës përballë, si mund të dridhemi në mbrojtje të së drejtës dhe së vërtetës. Kjo është një e keqe e domosdoshme, për shkaqe që dihen.

Arsye tjetër, është se qeveritë tona nuk patën aftësi për ta bërë shtetin ligjor. Aq më keq, kjo është gjykatë që i ndjek dhe burgos vetëm ushtarët e UÇK-së, luftëtarët e lirisë, atdhetarët më të përkushtuar e më besnikë të vendit”, ka thënë mes tjerash ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, Sadik Halitjaha.

Intervista bëhet në Kosovë shkak se nuk mundem të udhëtojë jashtë vendit siç  ka theksuar ai ‘’ ngase  nuk kam garancion nga arrestimi i mundshëm se jam në listën e Interpolit me kërkesën e Serbisë. Intervista në specialen bahet me 28-01 dhe 29-01.