Qeveria dërgon në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
02.10.2026
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për nisjen e procedurës legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të premten, në përgjigje të kërkesës së Kuvendit të Kosovës për nismën legjislative lidhur me Projektligjin Nr. 11/L-001.
Sipas njoftimit të Qeverisë, vlerësimi për projektligjin përfshin opinionin ligjor për përputhshmërinë me acquis të Bashkimit Evropian, vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit.
Pas miratimit të vendimit nga Qeveria, procedurat për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit do të vazhdojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
