Nata vazhdon para Kuvendit: Protestuesit kërkojnë votimin e Ligjit për Specialen

05.10.2026

Protesta para Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe gjatë orëve të natës, me qytetarë që kanë qëndruar pranë zjarrit dhe me simbolikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mesazhi i protestuesve mbetet i njëjtë: kërkesa që deputetët të votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale.

“VOTOJENI LIGJIN”, është thirrja që po përcillet nga protestuesit gjatë qëndrimit të tyre para Kuvendit.

Ata kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës, ndërsa kanë paralajmëruar se nesër në mëngjes, në orën 08:00, do të mblidhen sërish para dyerve të Kuvendit.

Protesta po zhvillohet nën moton “JO NË EMRIN TIM”, me kërkesën që deputetët ta trajtojnë dhe ta votojnë ligjin.