PDK kërkon procedimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara: Mbrojtja e UÇK-së duhet të jetë prioritet

30.09.2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar nga Qeveria që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë çështje si prioritet.

PDK kërkon procedimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara: Mbrojtja e UÇK-së duhet të jetë prioritet Foto: Ilustrim

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se Grupi Parlamentar i PDK-së e ka ngritur këtë kërkesë edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Ajo kritikoi Qeverinë për vonesën në procedimin e projektligjit, ndërsa theksoi se Kuvendi e ka shprehur më herët vullnetin përmes votës së 99 deputetëve për mbrojtjen e UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj.

“Për PDK-në Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në funksion të mbrojtjes së UÇK-së duhet të jetë prioritet mbi prioritete”, tha Deliu Kodra.

Sipas saj, ndërkohë që në Kuvend po procedohen projektligje të tjera me procedurë të përshpejtuar, Projektligji për Dhomat e Specializuara vazhdon të mos jetë proceduar.

Deliu Kodra tha se arsyetimi për kërkimin e ekspertizës nuk është i mjaftueshëm për PDK-në dhe kërkoi që vullneti i shprehur nga Kuvendi të përkthehet në veprim konkret.

PDK i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë që ta procedojnë sa më shpejt Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More