Punë shtesë në ”Sheshin e Qytetit”, Komuna e Suharekës hap përsëri tender

16.03.2021

Më 6 nëntor të vitit 2019 operatori ekonomik kishte filluar punimet në rregullimin e rrugës “Brigada 123” apo siç po quhet “Sheshi i Qytetit” në Suharekë. Për fazën e parë të ndërtimit të kësaj pjese të qytetit janë ndarë 1.7 milion euro. Ndërtimit të sheshit i cili do të nis nga udhëkryqi te Bodrumi i […]

Punë shtesë në ”Sheshin e Qytetit”, Komuna e Suharekës hap përsëri tender Foto: Ilustrim

Më 6 nëntor të vitit 2019 operatori ekonomik kishte filluar punimet në rregullimin e rrugës “Brigada 123” apo siç po quhet “Sheshi i Qytetit” në Suharekë.

Për fazën e parë të ndërtimit të kësaj pjese të qytetit janë ndarë 1.7 milion euro. Ndërtimit të sheshit i cili do të nis nga udhëkryqi te Bodrumi i Verës dhe postës së qytetit, kalon tek Ura e Madhe dhe përfundon te vendi që quhet Ura e Vogël, ose pranë objektit të zjarrfikësve, në shtator të 2020’s i janë shtuar edhe 500 mijë euro.

Kjo me vendim të asamblesë komunale, e cila në mbledhjen e fundit në muajin gusht ka vendosur që në kuadër të rezervave buxhetore për vitin 2020 të ndahen edhe 500 mijë euro për ndërtimin e “Sheshit të Qytetit”.

Ndërsa, Komuna e Suharekës më datë 15 mars, të vitit 2021, ka njoftuar se përsëri ka hapur tender për punë shtesë në ”Sheshin e Qytetit” në vlerë prej 82 209,00 euro.

Rikujtojmë se Komuna e Suharekës në fund të muajit shtator të vitit të kaluar ka miratuar buxhetin për vitin 2021 në vlerë prej 16.3 milionë euro, mjete të cilat do të shpenzohen në sektor të ndryshëm.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se 25.92% e buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2021 do të harxhohet në shpenzime kapitale: Shërbime Publike – Infrastruktura Rrugore 60.02%, Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor 42.90% , Bujqësia 25.92%, Shërbimet Kulturore 31.71% , Planifikimi Urban dhe Inspeksioni 52.17% , Administrata 53.33%

  1. Shërbime Publike – Infrastruktura Rrugore
Të tjera..1,770,000.00 €60.02%
Projekte Me Bashkefinancim150,000.00 €5.09%
Instalimi Dhe Sanimi I Ndriqimeve Publike150,000.00 €5.09%
Ndertimi I Rrugeve “Bubulina”,”Xhavit Kelmendi”, ” Milaim Bugari”, “Shaban Polluzha” Ne Suhareke140,000.00 €4.75%
Rregullimi Dhe Sanimi I Rrugeve Lokale Ne Komune135,000.00 €4.58%
Ndertimi Dhe Sanimi I Kanalizimit Ne Komune130,000.00 €4.41%
Rregullimi I Trotuareve Dhe Parkingjeve “Topliqan-Leshan”, “Doberdelan”, “Breshanc”,”Semetisht” Dhe Komune103,000.00 €3.49%
Mirmbajtja Dimrore E Rrugeve Lokale100,000.00 €3.39%
Ndertimi I Rrugeve: “Martiret E Luftes”, ” Deshmoret E Tivarit”, “Tringa Ismaili”, “Avdyl Voci”, “Tomori”, “Kalabria”- Vazhdim N91,000.00 €3.09%
Ndertimi I Rrugeve: “Sadri Shasha”, “Sadik Sejda”, “Haki Sokoli”, “Ali R Bytyqi, ” Minatori”, ” Jemin Jemini”, Bajram Kurti Ne M90,000.00 €3.05%
Ndertimi I Rruges “Makicajt”-Vazhdim, “Rrethojat”, “Gurra E Fshatit”,”Deshmoret E Lirise”, “Nipat E Lumes”, Jasharajt”, “Berisha90,000.00 €3.05%