Përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Bllacë

Përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Bllacë
Çlirim Gashi

07.06.2021 / Suhareka

Sot më 7 qershor përkujtohen e nderohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Bllacë të Komunës së Suharekës, në 22 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

7 Qershori është Dita e Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Bllacë, është dita e dhimbjes dhe krenarisë, është dita ku secili prej nesh nderojmë e kujtojmë me krenari dëshmorët e martirët tanë.

Forcat ushtarake serbe gjatë vitit 1999 kanë kryer vrasje ndaj banorëve të fshatit e kanë djegur shumë shtëpi.

Muajt e Pranverës, janë muajt të cilët mbajnë në kujtesë afatgjate sakrificën dhe heroizmin.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë.

Ndaj veprave të dëshmorëve respekti nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë.

LEXO EDHE:  Konkursi për 2 mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik, DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare

LAVDI DËSHMORËVE DHE TË GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!

RAPORTO