Pritje deri në 3 orë në Jarinjë, kolona prej 2 kilometrash – fluks i shtuar edhe në Merdarë

8 orë

Situatë e rënduar është regjistruar këtë të diel në pikat kufitare të Jarinjës dhe Merdarës, ku qytetarët po përballen me pritje të gjata dhe kolona të automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), të përditësuara më 25 tetor 2026, në orën 18:27, në pikën kufitare të Jarinjës pritjet arrijnë deri në 180 minuta (3 orë), si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës. Në dalje, kolona e automjeteve ka arritur gjatësinë prej 2 kilometrash.

Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Merdarë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa për dalje nga 40 deri në 60 minuta. Kolona e automjeteve në dalje ka arritur në 600 metra.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Hanin e Elezit, Qafën e Morinës dhe Vërmicën, qarkullimi po zhvillohet kryesisht pa pengesa, me pritje nga 3 deri në 30 minuta dhe pa kolona të raportuara.

Qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë u rekomandohet të kontrollojnë gjendjen e përditësuar në pikat kufitare para nisjes.