1.
Raporti 24-orësh i Policisë: Dy aksidente me fatalitet, 19 me të lënduar dhe mbi 1,900 gjoba trafiku
25.10.2026
Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj 24-orësh, sipas të cilit gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, 19 aksidente me persona të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.
Sipas statistikave të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1,916 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje, një person është në ndalim policor, ndërsa një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.
Sa i përket Departamentit të Policisë Kufitare, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar ndonjë incident kriminal apo rast tjetër me rëndësi.
