Performanca e 37 komunave, Suhareka me 32.97% renditet e 25-ta për barazi në punësim, shërbime sociale e familjare
Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]
Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.
Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e Barazisë në Punësim, Shërbime Sociale e Familjare.
Fusha 4 – Barazia në Punësim, Shërbime Sociale dhe Familjare
Kjo fushë prej dy rezultateve dhe katër treguesve mbulon përfaqësimin e grupeve të ndryshme në punësim komunal, si dhe shërbimet sociale të grupeve më me nevojë në komuna. Në kuadër të punësimit treguesit matin nivelin e punësimit të personave me aftësi të veçanta në institucionet komunale, si dhe përqindjen e përfshirjes së komuniteteve jo shumicë.
Performanca e përgjithshme në këtë fushë prej 55.09%.
Sipas të dhënave niveli i përmbushjes së kuotës për të punësuar me nevoja të veçanta mbetet i ulët, referuar kriterit të përcaktuar në Ligjin Nr. 05L-051 për mbrojtje nga diskriminimi.
Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë për barazi në punë, shërbime sociale e familjare Komuna e Suharekës renditet e 25 me 32.97% nga 37 komuna të Kosovës.
Ndërsa, pas Komunës së Suharekës renditet Graçanica me 31.48%, Mamusha me 25%, Hani Elezit me 18.31%, Shtimja me 9.97% dhe disa komuna të tjera.
| Komuna | Renditja me përqindje në bazë të performancës |
| Ferizaj | 95% |
| Gllogoc | 88.03% |
| Viti | 87.53% |
| Rahovec | 85.44% |
| Prishtinë | 83.18% |
| Novobërdë | 75% |
| Gjilan | 74.67% |
| Mitrovica Jugore | 70.79% |
| Pejë | 69.72% |
| Obiliq | 69.33% |
| Lipjan | 68.81% |
| Junik | 68.31% |
| Gjakovë | 63.81% |
| Deçan | 62.64% |
| Kaqanik | 62.11% |
| Malishevë | 60.04% |
| Klinë | 58.23% |
| Vushtrri | 58.16% |
| Podujevë | 57.1% |
| Kamenicë | 56.84% |
| Fushë Kosovë | 51.66% |
| Dragash | 48.24% |
| Istog | 46.98% |
| Prizren | 36.66% |
| Suharekë | 32.97% |
| Graçanicë | 31.48% |
| Mamushë | 25% |
| Han i Elezit | 24.04% |
| Partesh | 18.31% |
| Ranillug | 16.18% |
| Shtime | 9.97% |
| Kllokot | 6.57% |
| Zubin Potok | 0 |
| Leposaviq | 0 |
| Zveçan | 0 |
| Mitrovica Veriore | 0 |
| Shtërpc | 0 |