Pandemia COVID-19, të hyrat vetanake në Komunën e Suharekës bien për 24.67% krahasuar me vitin e kaluar

21.10.2020

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Pandemia COVID-19, të hyrat vetanake në Komunën e Suharekës bien për 24.67% krahasuar me vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit financiar të administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-shtator 2020 rezulton që realizimi i të hyrave vetanake krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pësuar rënie.

Nga pasqyra e të hyrave vetanake të realizuara në vitin 2020 shifet se të hyrat janë më të vogla se planifikimi i tyre për 30.89 % ose ato janë realizuar në masën prej 69.11%, ku në masën totale ato janë realizuar 1,021,437.39 euro për periudhën raportuese, kurse krahasuar me realizimin e vitit 2019 për periudhën e njëjtë të vitit fiskal ato janë realizuar për 24.67 % më pak apo shprehur në vlerë (1,021,437,39-(minus) 1,355,869.35) = 334,431.96 euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bazuar në të dhënat e shpalosura në pasqyrën e të hyrave vetanake pjesëmarrja në totalin e të hyrave vetanake, tatimi në pronë ka pjesmarrje më të lartë me koeficent prej 44.98%, e ku shifet se këto të hyra bëjnë pjesë në vendin e parë të të hyrave vetanake që përbëjnë buxhetin e të hyrave vetanake të Komunës për periudhën Janar-Shtator 2020.

Realizimi i tatimit në pronë krahasuar me periudhen e njëjtë të vitit të kaluar është 22.51% më pak kurse sipas planifikimit për vitin 2020 ky tatim është realizuar në masën prej 66.37% ose për 33.63% më pak se planifikimi.

Kjo rënie e alokimit të mjeteve nga të hyrat vetanake është ndikuar nga pandemia ku janë goditur të gjithë sektorët.

#Viti 2019
Janar-Shtator
Viti 2020
Janar – Shtator
Krahasimi
Realizimi i të hyrave vetanake1,355,869.35 €1,021,437.45 €24.67 %
Pasqyra e shpenzimeve komunale10,468,517.78 €10,240,363.63 €2.17 %