Nga 38 komuna, vetëm në Suharekë dhe Zubin Potok pozita e nënkryetarit udhëhiqet nga gratë

Nga 38 komuna, vetëm në Suharekë dhe Zubin Potok pozita e nënkryetarit udhëhiqet nga gratë
Herolind Bytyçi

19.06.2021 / Suhareka

Në raportin e Ministrisë së Pushtetit Lokal mbi të drejtat e njeriut në komuna pasqyrohen aktivitetet dhe krahasimet rreth respektimit e të arriturave të qeverisjes lokale në përgjithësi në fushën e të drejtave të njeriut.

Një ndër shtyllat e shqyrtuara në këtë raport është edhe ajo e barazisë gjinore ku bëhet e ditur se me qëllim që të respektohet dhe zbatohet barazia gjinore në nivelin lokal, në të gjitha komunat është emëruar zyrtari për barazi gjinore.

Në Raportin e Vendit për Kosovën 2020 nga Komisioni Evropian, theksohet se gratë mbeten të nënpërfaqësuara në vendimmarrjen lokale dhe aktualisht nuk ka kryetare femra në asnjë prej komunave të Kosovës.

Sipas raportit bëhet e ditur se në 38 komuna janë emëruar vetëm 2 gra nënkryetare në Komunën e Suharekës dhe Zubin Potokut dhe në 10 komuna ku duhet të ekzistoj pozita e nënkryetarit për komunitete vetëm 1 grua ushtron këtë pozitë.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, në dhjetor të vitit 2017 ishte emëruar në këtë pozitë pas pranimit të detyrës së kryetarit Muharremaj.

Suka ka të përfunduar fakultetin ekonomik dhe ishte profesoreshë e shkollës profesionale “Abdyl Ramaj”.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit