Organizohet Akademi Përkujtimore për Ukë Bytyçin, ndahet edhe çmimi për udhëheqje të mirëMë 27 tetor, S

21.10.2026

Komuna e Suharekës do të organizojë Akademi Përkujtimore në nderim të ish-kryetarit Ukë Bytyçi, ku do të bëhet edhe ndarja e çmimit “Ukë Bytyçi” për udhëheqje të mirë.

Sipas njoftimit të Komunës, akademia do të mbahet më 27 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, përveç përkujtimit të figurës dhe veprës së ish-kryetarit, do të ndahet edhe çmimi që mban emrin e tij, i dedikuar vlerësimit të udhëheqjes së mirë.

Ftesa për pjesëmarrje është bërë nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e kësaj akademie përkujtimore.