Arrestohet një person në autostradën “Ibrahim Rugova”,dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë

21.10.2026

Një person është arrestuar të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë gjatë një ndalimi për kundërvajtje në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 tetor 2026, rreth orës 10:10, kur dy policë në rroba civile kanë ndaluar të dyshuarin dhe i janë prezantuar si zyrtarë policorë.

Megjithatë, i dyshuari dyshohet se ka shfaqur sjellje arrogante dhe ka kanosur të dy zyrtarët policorë.Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.