Në krahasim me muajt e kaluar, në qershor shënuan rënie të hyrat vetanake në Suharekë

13.07.2021

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Në krahasim me muajt e kaluar, në qershor shënuan rënie të hyrat vetanake në Suharekë Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit mujor të të hyrave vetanake të Komunës së Suharekës figuron se këto të hyra kanë shënuar rënie në krahasim me dy muajt e kaluar të këtij viti.

Kësisoj shuma totale e të hyrave kap vlerën 176,150.48 euro ku më së shumti të hyra janë inkasuar nga tatimi në pronë, gjithsej 87,809.37 euro.

MuajiTotal të hyra
Janar 2021156,789.60 euro
Shkurt 2021104,337.36 euro
Mars 2021124,704.14 euro
Prill 2021177,522.68 euro
Maj 2021176,318.30 euro
Qershor 2021176,150.48 euro