Ndërtimi i rrugës “Skënderbeu”, Komuna e Suharekës njofton se është pezulluar aktiviteti i prokurimit

30.11.2022

Tenderi për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” është pezulluar përkohësisht. Komuna e Suharekës ka njoftuar se tenderi për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” është dërguar në OSHP dhe se është pezulluar aktiviteti i prokurimit me emërtimin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu”, shkruan SuharekaOnline. Ky vendim vjen nga ankesa e parashtruar […]

Ndërtimi i rrugës “Skënderbeu”, Komuna e Suharekës njofton se është pezulluar aktiviteti i prokurimit Foto: Ilustrim

Tenderi për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” është pezulluar përkohësisht.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se tenderi për ndërtimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” është dërguar në OSHP dhe se është pezulluar aktiviteti i prokurimit me emërtimin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën Skënderbeu”, shkruan SuharekaOnline.

Ky vendim vjen nga ankesa e parashtruar në OSHP nga njëri Operator Ekonomik ofertues më datë 25.11.2022.

Ndërsa, më 17 nëntor Komuna e Suharekës kishte njoftuar mbi fituesin e këtij aktiviteti të prokurimit, rreth atij njoftimi kishte reaguar Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë të cilët e quajtën “edhe një shpërblim për Hidrotermin e Blerim Kuqit nga Komuna e Suharekës”.

Rikujtojmë, se në gusht të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës kishte kërkuar nga Komuna e Suharekës që të anuloj zgjerimin e kësaj rruge për shkak që paraprakisht nuk ishte kërkuar leje nga Komuna e Suharekës për ndërrimin e karakterit të rrugës.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës është thirrur në peticionin nr.4864 të datës 01.07.2022 të nënshkruar nga qytetarët e Suharekës të cilët kundërshtonin projektin për zgjerimin e rrugës “Skënderbeu”.

Në përgjigjjen e Ministrisë drejtuar Komunës thuhet se sipas ligjit nr 03/l-120, Ministria është përgjegjëse për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin të autoudhës, të rrugëve nacionale dhe rajonale, ndërsa komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe urbane, dhe duke pasur parasysh se rruga në fjalë është rrugë rajonale R117 Suharekë-Rahovec dhe nuk ka ndonjë proces të inicuar për ndryshimin e statutit të kësaj rruge/segmenti rrugor, ministria kërkon anulimin e procesit të zgjerimit të këtij segmenti rrugor.