Mbi 1.600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga muaji në muaj!

03.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2023. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit shkurt në Kosovë janë regjistruar 36.821 përfitues nga […]

Mbi 1.600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga muaji në muaj! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shkurt 2023.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit shkurt në Kosovë janë regjistruar 36.821 përfitues nga pensionet e veteranëve të luftës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim figuron se gjatë muajit shkurt të këtij viti në Komunën e Suharekës numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 1.636, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë muajit janar 2023 në Komunën e Suharekës 1.631 persona kanë qenë përfitues të pensionit të veteranëve të luftës.

Muaji/VitiNr. i përfituesve nga pensioni i veteranëve të luftës në Komunën e Suharekës
Janar1.631
Shkurt1.636
Burimi: ASK