Komuna e Suharekës për një muaj mbledhi mbi 63 mijë euro nga policia dhe gjykata

29.04.2021

Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në muajt e parë të këtij viti Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion. Në bazë të raportit për të hyrat dhe shpenzimet, i cili është publikuar në web-faqen e Komunës […]

Komuna e Suharekës për një muaj mbledhi mbi 63 mijë euro nga policia dhe gjykata Foto: Ilustrim

Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në muajt e parë të këtij viti Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Në bazë të raportit për të hyrat dhe shpenzimet, i cili është publikuar në web-faqen e Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe të hyrat nga gjobat në trafik dhe nga gjykata, raporton SuharekaOnline.

Duke u bazuar në raportin e lartë përmendur Komuna e Suharekës gjatë muajit mars të këtij viti, nga gjobat në trafik dhe nga gjykata ka mbledhur plotë 63.795.50 euro.

Ndërsa, në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se gjatë muajit të tretë të këtij viti, Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar rreth 390 tiketa trafiku.

Rikujtojmë se në vitin që lam pas, Policia e Kosovës në Suharekë kishe shqiptuar 8,636 tiketa trafiku, me ç’rast kishte mbledhur 202.960.50 euro, vlerë kjo më e madhe se ajo e vitit 2019, e cila ka qenë 191.449.00 euro.