Suharekë, shënohet rritje rekorde e të hyrave vetanake gjatë gushtit, mbi 8 mijë euro nga gjobat e trafikut

08.09.2021

Rreth 80 mijë euro më shumë se në muajin korrik, ka inkasuar Komuna e Suharekës në muajin gusht nga të hyrat vetanake që për këtë vit shënon rekord të të hyrave. Gjithsej 233,708.93 euro është totali i të hyrave vetanake të inkasuar nga Komuna e Suharekës gjatë muajit paraprak, ku kryeson tatimi në pronë me […]

Suharekë, shënohet rritje rekorde e të hyrave vetanake gjatë gushtit, mbi 8 mijë euro nga gjobat e trafikut Foto: Ilustrim

Rreth 80 mijë euro më shumë se në muajin korrik, ka inkasuar Komuna e Suharekës në muajin gusht nga të hyrat vetanake që për këtë vit shënon rekord të të hyrave.

Gjithsej 233,708.93 euro është totali i të hyrave vetanake të inkasuar nga Komuna e Suharekës gjatë muajit paraprak, ku kryeson tatimi në pronë me 150,188.82 euro, pasuar nga taksa për leje ndërtimi në shumën prej 17,106.51 euro të inkasuara.

Krahasuar me shtatë muajt paraprak të këtij viti totali i muajit gusht paraqet shifër rekorde të inakasimit të të hyrave vetanake. Gjithashtu në krahasim me muajt e vitit 2020, përjashto këtu muajin dhjetor, gushti i vitit 2021 prapë ka qenë i suksesshëm në inkasim të të hyrave.

Viti / Muaji Gjithsej Pranimet 
2021 Janar156.789,60
2021 Shkurt104.337,36
2021 Mars124.704,14
2021 Prill177.522,68
20201Maj176.318,30
2021 Qershor176.150,48
2021 Korrik154.260,41
2021 Gusht233.708,93

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe Komuna e Suharekës ka inkasuar 8.640.00 euro nga gjobat e trafikut dhe nga gjykata.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.