Gjendja Civile në Suharekë gjatë kohës sa janë mërgimtarët, do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës

Gjendja Civile në Suharekë gjatë kohës sa janë mërgimtarët, do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës
Taulant Krasniqi

22.07.2021 / Suhareka

Drejtoria e Administratës ka bërë një njoftim për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Sipas këtij njoftimi thuhet se drejtoria e Administratës, respektivisht sektori i Gjendjes Civile dhe Zyra Pritëse, gjatë kohës sa janë mërgimtarët tanë, do të punojë edhe gjatë kohë së pauzës.

Kujtojmë se javë më parë Komuna e Suharekës ka bërë të ditur se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Po ashtu edhe hapësira e Tregut Javor, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (e marte).

LEXO EDHE:  Pritje deri në tri orë në Merdare, QKMK sugjeron t’i shfrytëzoni këto pika

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Administratës:

NJOFTIM NGA DREJTORIA E ADMINISTRATËS

Të nderuar qytetarë, ju njoftojm se Drejtoria e Administratës, respektivisht sektori i Gjendjes Civile dhe Zyra Pritëse, gjatë kohës sa janë mërgimtarët tanë, do të punojë edhe gjatë kohë së pauzes.

Me respekt,
Driton Maliqaj

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit