Shtrenjtohet karburanti në Suharekë, dizeli arrin në 1.90 euro për litër
23.10.2026
Çmimi i karburanteve ka shënuar rritje, duke rënduar edhe më tej xhepin e qytetarëve. Në Suharekë, çmimi i një litri dizel ka arritur në 1.90 euro, sipas informacioneve të siguruara nga terreni.
Me këtë çmim, një shofer që dëshiron të mbushë një rezervuar prej 66 litrash duhet të paguajë plot 125.40 euro.
Rritja e çmimeve të derivateve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet e përditshme të qytetarëve, veçanërisht të atyre që përdorin automjetet për punë dhe udhëtime të përditshme.
Kjo situatë shton barrën financiare për familjet, ndërsa karburanti mbetet një nga shpenzimet e pashmangshme për shumë qytetarë.
