Gjashtë lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren dhe Suharekë

23.10.2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar gjashtë raste të lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave.

Sipas njoftimit të kompanisë, katër raste janë identifikuar në Prizren, ndërsa dy të tjera në Suharekë.

Nga kompania kanë bërë të ditur se lidhjet e paautorizuara dëmtojnë funksionimin e rregullt të rrjetit dhe ndikojnë në furnizimin e drejtë me ujë për të gjithë konsumatorët.

“Hidroregjioni Jugor” u ka bërë apel konsumatorëve që të respektojnë rregullat dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit.