Gjatë vitit 2020 Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 8 milionë euro për pagat e 1,316 punëtorëve

27.03.2021

Ashtu si në vitin 2019 edhe në 2020 në Komunën e Suharekës numri i punëtorëve të përherëshëm ka qenë i njëjtë, gjithsej 1316. Mirëpo, për dallim nga 2019 ku mesatarja e bruto pagave për një muaj, për një punëtor ka qenë 521.34 euro, ndërsa në vitin 2020 sipas listave të pagave të punëtorëve, të siguruar […]

Gjatë vitit 2020 Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 8 milionë euro për pagat e 1,316 punëtorëve Foto: Ilustrim

Ashtu si në vitin 2019 edhe në 2020 në Komunën e Suharekës numri i punëtorëve të përherëshëm ka qenë i njëjtë, gjithsej 1316.

Mirëpo, për dallim nga 2019 ku mesatarja e bruto pagave për një muaj, për një punëtor ka qenë 521.34 euro, ndërsa në vitin 2020 sipas listave të pagave të punëtorëve, të siguruar nga SuharekaOnline mesatarja e bruto pagave për një muaj, për një punëtor të punësuar në Komunën e Suharekës është rritur në 532.04 euro.

Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në vitin 2020 ka shpenzuar 144,865.54 euro për paga dhe meditje, ndërsa në vitin 2019 kishte shpenzuar 136.173.46 euro.

Nga raporti fiskal që ka siguruar SuharekaOnline figuron se për paga dhe meditje më shumti shpenzohet për arsimin fillor, në vlerë prej 4,445.481.04 euro, ndërsa më së paku për zyrën e komuniteteve në vlerë prej 6,123.66 euro.

Paga dhe Meditje- 2020Paga dhe meditje- 2019
Zyra e Kryetarit                 144 865,54 €                     136173,46€
Zyra e Kuvendit                102 822,39 €                     101465,96€
Administrata & Personeli                183 295,17 €                     181790,72€
Inspekcioni                  77 092,96 €                       71058,13€
Buxhet dhe Financa                154 841,37 €                     149950,72€
Sherb.Pub.Mbrojtja Civile                202 428,18 €                     155180,76€
Zyra e Komuniteteve                    6 123,66 €                         6017,08€
Bujqësia & Pylltari                   66 758,40 €                       70739,67€
Kadaster & Gjeodezi                  70 717,54 €                       79212,18€
Urbanizmi e Planifikimi                  41 177,11 €                       44748,70€
Kulturë, Rini,Sport e Mergatë                  81 785,18 €                       84445,41€
Administrata & Shëndetësis                  33 289,41 €                       38499,65€
Shëndetsia -QKMF             1 242 081,56 €                  1069664,81€
Shërbimet Sociale-QPS                  67 993,70 €                       74798,12€
Administrata-Arsimi                  68 315,37 €                       73660,54€
Arsimi Parafillor-Qerdhet                  71 189,34 €                       69670,79€
Arsimi Fillor             4 445 481,04 €                  4 454517,50€
Arsimi Mesem             1 341 640,55 €                  1 368161,40€
T O T A L :             8 401 898,47 €                  8229755,60€