Fillon afati i regjistrimit të nxënësve në klasa të 10-ta në SHMT “Skënder Luarasi”

28.06.2021

Pas përfundimit të vitit shkollor 2020/21 dhe Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta, tashmë fillon një hap tjetër në jetën e tyre. Tashmë nxënësit mund të regjistrohen në shkollat e mesme në klasat e 10-ta në drejtimet që ata dëshirojnë apo kanë prirje. Në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë […]

Fillon afati i regjistrimit të nxënësve në klasa të 10-ta në SHMT “Skënder Luarasi” Foto: Ilustrim

Pas përfundimit të vitit shkollor 2020/21 dhe Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta, tashmë fillon një hap tjetër në jetën e tyre.

Tashmë nxënësit mund të regjistrohen në shkollat e mesme në klasat e 10-ta në drejtimet që ata dëshirojnë apo kanë prirje.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë që nga sot ka filluar afati i regjistrimit të nxënësve në klasa të 10-ta.

Afati për regjistrim do të zgjasë deri më 30 qershor.

Kështu ka bërë të ditur kjo shkollë përmes një njoftimi në rrjete sociale.

Dejtimet më të kërkuara në SHMT “Skënder Luarasi” janë: Teknik i Sistemeve të TI-së, Teknik i Informatikës së Biznesit dhe Teknik i Mediave Interaktive.

Drejtimet në këtë shkollë janë: Elektroteknikë, Ndërtimtari, Tekstil dhe Art, Makineri.

Profilet e drejtimit “Elektroteknikë”: Teknik i Informatikës së Biznesit, Teknik i Sistemeve të TI-së, Mekatronikë, Mediat Interaktive dhe Instalues Elektrik.

Profilet e drejtimit “Ndërtimtari”: Arkitekturë dhe Teknik i Izolimit të Ndërtesave.

Profilet e drejtimit “Tekstil dhe Art”: Rrobaqepësi dhe dizajn i tekstilit të veshjes.

Profilet e drejtimit “Makineri”: Instalues i Ngrohjes, Ujësjellësit dhe Klimatizimit, Automekanik, Metal Punues dhe Saldator.