Caktohet mbedhja e parë për vitin 2023 e Asamblesë Komunale në Suharekë, ky është rendi i ditës

24.01.2023

Kuvendi i Komunës në Suharekë ka caktuar mbledhjen e parë vitin 2023. Kuvendi i Komunës në Suharekë ka caktuar mbledhjen e parë vitin 2023 e cila është planifikuar të mbahet me datë 31.01.2023, raporton SuharekaOnline. “Bazuar në nenin 43, paragrafi 1, të Ligjit, Nr-03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-2008/28”, e në mbështetje […]

Caktohet mbedhja e parë për vitin 2023 e Asamblesë Komunale në Suharekë, ky është rendi i ditës Foto: Ilustrim

Kuvendi i Komunës në Suharekë ka caktuar mbledhjen e parë vitin 2023.

Kuvendi i Komunës në Suharekë ka caktuar mbledhjen e parë vitin 2023 e cila është planifikuar të mbahet me datë 31.01.2023, raporton SuharekaOnline.

“Bazuar në nenin 43, paragrafi 1, të Ligjit, Nr-03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-2008/28”, e në mbështetje të nenit 5, të udhëzimit administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenin 33 paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Suharekë;     

Për datën 31.01.2023, Ora 10:00,

C A K T O N

Mbledhjen e 1, (parë) të rregullt për vitin 2023, të Kuvendit të Komunës në Suharekë, dhe njëherit propozoi këtë:

REND  DITE

1. Dhënia e deklaratës së betimit anëtarit që është zëvendësuar;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit formimin ekomisionit përzgjedhës për intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve që kanë konkurruar në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve; 

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-6343, tё datës 28.01.2022;

5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për kompensimin e Kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagje urbane për terë territorin e Komunës së Suharekës;

6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin “Lulëkuqja me katër petale” të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë;

7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raporti financiar i ekzekutimit dhe i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-dhjetor 2022;

8. Informatë për aktivitet e KKSB-së, për 6 mujorin e dytë të vitit 2022;

9. Pyetje dhe përgjigje;

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.” thuhet në njoftim.

A e dini çka është KODI 95?
Voto