Autizmi në neglizhencë? Fandaj kritikon kushtet dhe financimin e qendrës “Duje”

30.03.2026

Përmes një reagimi publik në Facebook, Liridon Fandaj ka ngritur shqetësime serioze lidhur me funksionimin dhe financimin e qendrës “Autizmi – Qendra Duje”, çështje e cila u diskutua edhe në mbledhjen e Asamblesë Komunale më 26 mars 2026.

Autizmi në neglizhencë? Fandaj kritikon kushtet dhe financimin e qendrës “Duje” Foto: Ilustrim

Sipas tij, familjet e fëmijëve me autizëm po detyrohen të paguajnë rreth 100 euro në muaj për terapi, një barrë e rëndë financiare duke pasur parasysh se shumë prindër janë të kufizuar në punësim për shkak të përkujdesjes së vazhdueshme ndaj fëmijëve të tyre.

Ai thekson se situata bëhet edhe më shqetësuese nga fakti se, sipas deklarimeve në mbledhje, kjo qendër funksionon pa staf të licencuar dhe menaxhohet nga një person i vetëm, pa status të qartë si organizatë joqeveritare.

Kjo, sipas Fandajt, ngre dyshime serioze për cilësinë e shërbimeve dhe mungesën e mbikëqyrjes institucionale.

Fandaj kërkon nga institucionet komunale që të ndërmarrin masa të menjëhershme, duke përfshirë vlerësimin e gjendjes në qendër, sigurimin e mbështetjes financiare për terapitë, garantimin e standardeve profesionale dhe hartimin e politikave afatgjata për përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ai shton se, në prag të 2 Prillit – Ditës Botërore të Fëmijëve me Autizëm, është momenti që institucionet të reflektojnë dhe të sigurojnë mbështetje të qëndrueshme, duke mos e lënë këtë kategori të ndjeshme në varësi të donacioneve sporadike.

Në fund, Fandaj u bën thirrje qytetarëve për solidaritet, por edhe për kërkesë të vazhdueshme për përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More