Brenda 6 muaje në Suharekë, 24 shkurorëzime ku bashkëshorti/ja është me shtetësi të huaj

24.07.2021

Drejtoria për Administratë në Komunën e Suharekës ka publikuar raportin e punës në periudhën e gjashtë mujorit të parë të vitit 2021 (Janar-Qershor 2021). Raporti paraqet aktivitetet dhe punën e Drejtorisë, sipas fushës së përgjegjësive ligjore, të bazuar në planin vjetor të punës për vitin 2021. Komuna e Suharekës njihet si një ndër komunat me […]

Brenda 6 muaje në Suharekë, 24 shkurorëzime ku bashkëshorti/ja është me shtetësi të huaj Foto: shot of word marriage

Drejtoria për Administratë në Komunën e Suharekës ka publikuar raportin e punës në periudhën e gjashtë mujorit të parë të vitit 2021 (Janar-Qershor 2021).

Raporti paraqet aktivitetet dhe punën e Drejtorisë, sipas fushës së përgjegjësive ligjore, të bazuar në planin vjetor të punës për vitin 2021.

Komuna e Suharekës njihet si një ndër komunat me numrin më të madh të mërgimtarëve. Veçmas statistikave të tjera këtë e argumenton edhe numri i madh i martesave dhe fëmijëve që lindin në vendet e perëndimit dhe pastaj regjistrohen në gjendjen civile të Komunës së Suharekës.

Sipas raportit të kësaj drejtorie në periudhën Janar-Qershor 2021 në gjendjen civile janë regjistruar 190 martesa, prej tyre 173 të rregullta dhe 17 që janë kryer jashtë vendit.

Edhe numri i shkurorëzimeve gjatë këtij gjashtëmujori ka arritur në 25, ku 24 prej tyre janë me element të huaj (7 kur bashkëshorti është me shtetësi të huaj dhe 17 kur bashkëshortja është me shtetësi të huaj).