Armë pa leje, falsifikim i parasë, dhunë në familje, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

02.03.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 6 aksidente trafiku, 1 shantazh, 5 kanosje, 1 sulm fizik, 2 lëndim trupor, […]

Armë pa leje, falsifikim i parasë, dhunë në familje, posedim i narkotikëve – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 6 aksidente trafiku, 1 shantazh, 5 kanosje, 1 sulm fizik, 2 lëndim trupor, 2 dhunë në familje, 2 vjedhje.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: 2 armë pa leje, 1 falsifikim i parasë, 1 mjet i pa-shpërthyer, 2 mashtrime, 2 dëmtim prone, 1 posedim i pa-autorizuar i narkotikëve.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 491 tiketa, prej të cilave 460 në trafik dhe 31 për mosrespektim të masave për COVID-19.