Anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor

16.03.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka njoftuar se ka anuluar konkursin për drejtor në shkollën “Bajram Curri” në Nishor. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në nenin 8, pika 2.2 të UA nr.151/2020 dhe proceverbalin e datës 15.03.2023 të komisionit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave të rekurtimit, njofton se anulohet konkursi 05 nr.968 […]

Anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Bajram Curri” në Nishor Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka njoftuar se ka anuluar konkursin për drejtor në shkollën “Bajram Curri” në Nishor.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë bazuar në nenin 8, pika 2.2 të UA nr.151/2020 dhe proceverbalin e datës 15.03.2023 të komisionit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave të rekurtimit, njofton se anulohet konkursi 05 nr.968 të datës 28.09.2022-për pozitën drejtor i shkollës, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të DKA-së pozita e lartëcekur anulohet për shkak të mos përmbushjes së kushteve dhe kritereve të cilat kërkohen me Udhëzim Administrativ nr.151/2020 të datës 13.01.2023