Konkursi për një infermier në Urgjencën e Suharekës, publikohet rezultati i testit me shkrim
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ditë më parë ka njoftuar se ka publikuar listën me emrat e aplikantëve për infermier/e të përgjithshëm për në Urgjencën e Suharekës. Sipas njoftimit bëhej e ditur se për një vend të lirë pune në pozitën infermier/e i përgjithshëm kanë aplikuar katër kandidatë, raporton SuharekaOnline. Kandidatët që […]
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ditë më parë ka njoftuar se ka publikuar listën me emrat e aplikantëve për infermier/e të përgjithshëm për në Urgjencën e Suharekës.
Sipas njoftimit bëhej e ditur se për një vend të lirë pune në pozitën infermier/e i përgjithshëm kanë aplikuar katër kandidatë, raporton SuharekaOnline.
Kandidatët që ishin përfshirë në listën e ngushtë ishin:
- Altin Përteshi ( 06-110-42535)
- Artan Gega (06-110-43895)
- Yllka Bllaca (06-110-43796)
- Megzon Kukaj (06-110-42909)
Ndërsa, lidhur me këtë konkurs Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar se nga komisioni përzgjedhës pas testit me shkrim është përzgjedhur kandidati Altin Përteshi me nr. 06-110-42535, i cili gjithsej ka 88 pikë.