Për herë të dytë anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Flamuri i Arbrit” në Reshtan

07.09.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë kishte njoftuar se ka rihapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle. Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së konkursit për vendin e lirë […]

Për herë të dytë anulohet konkursi për drejtor të shkollës “Flamuri i Arbrit” në Reshtan Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë kishte njoftuar se ka rihapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle.

Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së konkursit për vendin e lirë të punës në DKA-Suharekë për pozitën: Drejtor në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan, raporton SuharekaOnline.

Mirëpo, lidhur me këtë konkurs DKA-Suharekë gjatë ditës së enjte (7.09.2023) ka bërë të ditur se i njëjti është anuluar.

Në njoftimin e DKA-Suharekë thuhet se bazuar në nenin 8, pika 2.2 të UA nr. 151/2020 është marrë vendim për anulimin e konkursit 05 nr.111-32769 të datës 18.07.2023 për pozitën drejtor i shkollës SHFMU “Flamuri i Arbërit” në Reshtan.