Kandidatët nuk i plotësuan kushtet, anulohet konkursi për sekretar/e në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë

07.09.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për sekretar/e në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë. Në bazë të Udhëzimit Administrativ MPMS nr.07/2017, nenit 6 pika 5.1, Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për intervistimin e kandidatëve ka marr vendim për anulimin e konkursit për pozitën sekretar/e në Gjimnazin “Jeta […]

Kandidatët nuk i plotësuan kushtet, anulohet konkursi për sekretar/e në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka anuluar konkursin për sekretar/e në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ MPMS nr.07/2017, nenit 6 pika 5.1, Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për intervistimin e kandidatëve ka marr vendim për anulimin e konkursit për pozitën sekretar/e në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Në njoftimin e DKA-së thuhet se komisioni përzgjedhës pas shqyrtimit të aplikacioneve mori vendim për anulim si shkak se kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit.