Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për dy doktor për në QKMF-Suharekë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs për plotësimin e dy vendeve të lira të punës. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe të LIgjit të punës, të udhëzimit administrativ (MPMS) nr.07/2017 për rregullimin e procedruave të konkursit në sektorin publik […]
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs për plotësimin e dy vendeve të lira të punës.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe të LIgjit të punës, të udhëzimit administrativ (MPMS) nr.07/2017 për rregullimin e procedruave të konkursit në sektorin publik nr-03/L-212 dhe sipas autorizimit të Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, 01-Nr-016-45477 datë 20.07.2023, hapet konkursi për dy doktor të mjekësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Në njoftim bëhet e ditur se për këtë pozitë orari i punës është i plotë, koeficienti i pagës 7.4 dhe kohëzgjatja e kontratës vlenë 6 muaj punë provuese me mundësi vazhdimi.
Poashtu, në njoftim janë përshkruar punët dhe detyrat për këtë pozitë të cilat janë:
- Kujdeset për shëndetin e pacienteve, përshkruan tretmanet, medikamentet dhe aplikon masat tjera shëruese
- Udhëzon pacientët në bërjen e analizave bazike laboratorike dhe aplikon procedurat tjera diagnostike
- Aranzhon bartjen e pacienteve në spital
- Udhëzon pacientët tek specialistët mjekësor dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore
- Pranon implementimin e programeve shëndetësore të dizajnuara në nivele më të larta si MSH dhe Komuna
- Ndihmon në preventimin e sëmundjeve ngjitëse dhe çrregullimeve të ndryshme duke u këshilluar në shëndetin bazik të përgjithshëm
- Si dhe kryen detyrat tjera sipas urdhërit të eprorit
Tutje, në njoftim thuhet se për aplikim nevojiten këto dokumentacione:
- Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer – Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshëm
- Vërtetimin mbi praktikën profesionale-përvojën
- Certifikatën e lindjës
- Kopjen e letërnjoftimit
- Certifikatën e gjendjës shëndetësore
- Licensa e punës
- Certifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetime (nga Gjykata)