3 raste të dhunës në familje, 2 raste të ngacmimit… – Krejt çfarë ndodhi brenda 2 jave në Suharekë

22.03.2023

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Suka, […]

3 raste të dhunës në familje, 2 raste të ngacmimit… – Krejt çfarë ndodhi brenda 2 jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Suka, ka njoftuar për aktivitetet dhe punët që janë kryer në komunë, ajo ka përrmendur vizitën e kryetarit të Rahovecit dhe Shtimës, pastaj takimi me përfaqsues të Postës dhe telekomit si dhe për aktivitete tjera.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në Komunën e Suharekës ka raportuar Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka thënë se ka qenë gjendje e qetë e sigurisë gjatë dy jave që kaluan.

Ai më pastaj ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 8 aksidente në trafik, 1 dëmtim prone, 1 mosrespektim i urdhërit të Gjykatës, 3 vjedhje, 1 incident zjarri, 1 lëndim trupor, 2 kanosje, 3 dhunë familjare, 2 ngacmim , 2 raste të mashtrimit, 1 mbajtje në pronësi – kontroll i pautorizuar i armës dhe 1 monedhe e falsifikuar.