Në 25 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori Ali Riza Bytyqi

13.04.2024

Dëshmori Ali Riza Bytyqi, ka lindur më 10 prill 1933 në fshatin Mushtisht në komunën e Suharekës. Ai përfundoi katër vite të shkollës fillore në vitet e tij të hershme. Baca në vitet e 60, emigroi në Gjermani, por kthehet shpejt pas pati një fatkeqësie në vendin e punës.

Në 25 vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori Ali Riza Bytyqi Foto: Ilustrim

Pas kthimit i izoluar nga pushteti i asaj kohe, nuk kshte hapësirë të merrej me punë të tjera dhe u detyrua të angazhohej në bujqësi, ku dhe ishte një bujk i shkëlqyeshëm.

Familja Bytyqi është një nga familjet më të njohura dhe të respektuara në Mushtisht dhe përreth. Bytyqët kanë një histori të gjatë dhe të pasur, me kontribut të shquar në fushën e kulturës, arsimit dhe patriotizmit. Anëtarët e familjes janë të njohur për përkushtimin e tyre ndaj bashkëfshatarve si dhe njihen në aspektin më pozitiv për veprimtarinë e tyre të frytshme në shumë fusha të jetës sociale dhe politike në Komunën e Suharekës. Përveç kësaj, ata janë një ndër familjet që kanë mbajtur lart traditat dhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe atdhetare.

Me daljen UÇK-së në mënyrë publike në vitin 1997, Baci Ali në të gjitha takimet shprehte admirimin për djemtë dhe vajzat që kishin filluar luftën për çlirimin e atdheut. Në odat dhe shtëpitë ku tuboheshin për diskutime rreth luftës për liri, ai mbështeste hapur veprimet çlirimtare dhe inspironte rininë që të radhiteshin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ai kishte një shprehje të veçantë ku thoshte ‘’Rrokim armët se dita e madhe ka ardh që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia ‘’.

Në gusht të 1998 në Batalionin e II në Budakovë, ai i dhuroj një pushk, ndërsa pushkën automatike AK47 dhe një revole të cilën gjithmonë e mbante në brez, e ndali për vete, për arsyet që thoshte ai ‘’Këto i kam për ditën e shpagimit kur ballafaqohem me qetnikët serb ‘’.

Ngjarjet e luftës rridhnin shpejt dhe në prillin e vitit 1999 – (03.04.1999), forcat serbe së bashku me paramilitar fashist, kishin shpërngulur me dhunë po thuajse të gjithë banorët e fshatit Mushtisht, fshati ishte i braktisur, por baci Ali nuk e kishte braktisur as nuk kishte lëvizur nga shtëpia e ti, për të cilën ishte betuar se i gjallë pa luftuar nuk e lëshoj vatrën e t֝ë parëve të mi. Me datë 08.04.1999 ai shkon në selinë e UÇK-së në fshatin Bukosh, atje ai njoftohet se forcat serbe dhe serbët lokal po plaçkisnin dhe po djegnin shtëpitë e shqiptarëve.

Nga ushtarakët e shtabit të UÇK-së, baca furnizohet me municione (fishek dhe bomba dore) për të zgjatur qëndresen luftarake në vendlindje.

Situata gjithnjë bëhej më e vshtirë, e më e rëndë, kështu me 13 prill të 1999 forcat parmilitare dhe qetnike serbe, kishin rrethuar shtëpinë e Ali Riza Bytyqit për ta plaçkitur e djegur atë. Qetnikët nuk e besonin se aty po i priste pushka e bacës Ali, ai hapi zjarr dhe filloj luftën, pothuaj për një ditë të tërë ai i bëri ballë sulmeve të serbve qetnik e paramilitar. Ai me luftën e tij iu bashkua luftës për liri duke rënë Dëshmor në mënyrën më heroike më 13 Prill 1999.