KEDS njofton për punime, sot disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike

26.04.2024

KEDS ka njoftuar se sot më 26 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

1.Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 10:00 deri 14:00   

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrengim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).