Vuçiq viziton Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, në sfond shfaqet databaza me emrin e OVL-së Mushtisht

17.01.2024

Gjatë vizitës së tij në Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, presidenti serb, Vuçiq tha se kjo agjenci është këtu për të na përcjellë të gjithë informacionin e rëndësishëm për veprimet tona, për të mësuar sa më shumë që të mund ta zbatojmë në sistemin e sigurisë. Tutje ai tha se kjo agjenci kujdeset për disiplinimin e […]

Vuçiq viziton Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, në sfond shfaqet databaza me emrin e OVL-së Mushtisht Foto: Ilustrim

Gjatë vizitës së tij në Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, presidenti serb, Vuçiq tha se kjo agjenci është këtu për të na përcjellë të gjithë informacionin e rëndësishëm për veprimet tona, për të mësuar sa më shumë që të mund ta zbatojmë në sistemin e sigurisë.

Tutje ai tha se kjo agjenci kujdeset për disiplinimin e ushtarëve ndaj kërcënimeve të jashtme ndaj vendit tonë në tërësi.

Kur u pyet se pse ka një kërkim në Google në ekranet VBA “Javelin, Kosovë”, Vuçiq tha “Sepse me këtë kemi të bëjmë tani.”

Gjatë kësaj vizite në sfond shihet një lloj databaze me diagrame që ndërlidhen ndër vete me emra të qendrave të OVL të UÇK-së në Kosovë, emra të mediumeve kosovare dhe përfaqësuesve të tyre.

Gjithashtu në sfond shihet edhe emri i OVL-së së UÇK-së në Mushtisht.