Ndërtimi i urave në Semetisht dhe Mushtisht, komuna ndan mbi 80 mijë euro

10.07.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e urave në fshatin Semetisht, Mushtisht dhe në Komunë. Sipas njoftimit bëhet e ditur se për ndërtimin e urave në këto vende, Komuna e Suharekës ka ndarë 81,398.00 euro, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit shpenzimet për këtë projekt janë: Punimet paraprake ku parashihet të shpenzohen […]

Ndërtimi i urave në Semetisht dhe Mushtisht, komuna ndan mbi 80 mijë euro Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e urave në fshatin Semetisht, Mushtisht dhe në Komunë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se për ndërtimin e urave në këto vende, Komuna e Suharekës ka ndarë 81,398.00 euro, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit shpenzimet për këtë projekt janë: Punimet paraprake ku parashihet të shpenzohen 280 euro, Punët tokësore 1,728.00 euro, Punët e Mbushjes dhe Zhavorit 5,436.00 euro, Punët e Betonit 28,410.00 euro, Punimet me Armatura 30,045.00 euro, Punimet e çelikut 2,000.00 euro dhe 2,759.00 euro.