Erblin Kabashi, talenti që po shkëlqen në futbollin kosovar dhe jo vetëm

29.04.2024

Erblin Kabashi, një emër i ri por që premton shumë në futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Erblin Kabashi, talenti që po shkëlqen në futbollin kosovar dhe jo vetëm

16 vjeçari nga Suhareka Erblin Kabashi, ka mahnitur me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme tek skuadra e EFA Fotball Academy , në U21.

Golat e bukur, kontrolli i topit, duelet në ajër dhe pasimet e sakta, e veçojnë në fushë nga futbollistët e tjerë, duke bërë që interesimi për të të jetë i madh.

Ai ditët e fundit luajti një lojë miqësore në ekip të EFA Football Academy kundër kombëtares Shqipëtare ku shënoi dy gola, asistim në një gol dhe pasime të shkëlqyera.

Etiketat

Ofertat e fundit