Ndahen mbi 52 mijë euro për ndërtimin e kampingjeve turistike dhe shtigjeve të ecjes në Mushtisht
Komuna e Suharekës ka njoftuar për dhënie të kontratës për projektin “Ndërtimi i vend kampingjeve turistike në fshatin Mushtisht dhe shtigjet e ecjës”. Komuna e Suharekës ka njoftuar se është pajtuar me AAB CONSTRUCTION SH.P.K të cilën e përfaqëson Arlind Buzhala, që të lidhin një kontratë publike për realizmin e prokejtit “Ndërtimi i vend kampingjeve […]
Komuna e Suharekës ka njoftuar për dhënie të kontratës për projektin “Ndërtimi i vend kampingjeve turistike në fshatin Mushtisht dhe shtigjet e ecjës”.
Komuna e Suharekës ka njoftuar se është pajtuar me AAB CONSTRUCTION SH.P.K të cilën e përfaqëson Arlind Buzhala, që të lidhin një kontratë publike për realizmin e prokejtit “Ndërtimi i vend kampingjeve turistike në fshatin Mushtisht dhe shtigjet e ecjës”, raporton SuharekaOnline.
Për ndërtimin e kampingjeve turistike në Mushtisht dhe shtigjeve të ecjes, sipas njoftimit bëhet e ditur se Komuna e Suharekës ka ndarë 52,650.00 euro.
Poashtu, në njoftimin e Komunës së Suharekës janë paraqitur edhe përmasat dhe parallogaria e këtij projekti në vlerë prej 52,650.00 euro.
Ku sipas njoftimit thuhet se 1,000.00 euro do të shpenzohen për punët parapregatitore, këtu përfshihen punët si: shënimi, piketimi i rrugëve matje gjeodozike- sipas matjeve kadastale të trases së rrugës fushore.
Pastaj thuhet se për punët demoluese do të shpenzohen 10,500.00 euro ku përfshihet pastrimi i terenit nga mbeturinat e ngurta, shkurret, drunjët dhe rrethojat në znat ku do të kalojë traseja e rrugës. Patrimi i rrugës do të bëhet me gjërësi të përcaktuar deri në b=6m.
Shpenzime në vlerë prej 12,450.00 euro do të bëhen për punët tokësore, për mbushjen e rrugës do të shpenzohen 25,500.00 euro.
Ndërsa, 3,200.00 euro do të shpenzohen për punimet e lëshesave (Tombinave).