Fshati i Bilbilave së shpejti me Shtëpi të Kulturës, Komuna e Suharekës zoton 450 mijë euro

26.06.2023

Për shume vite shtëpitë e kulturës në Kosovë kanë qenë adresa ku janë zhvilluar të gjitha aktivitetet kulturore e artistike, sidomos në komunat e vogla. Misioni i tyre ishte t’i shërbejnë zhvillimit të kulturës nëpërmjet artistëve e institucioneve tjera të kulturës. Përderisa fshati Mushtisht i Suharekës mbarë trojeve shqiptare njihet si vend që ka nxjerrë […]

Fshati i Bilbilave së shpejti me Shtëpi të Kulturës, Komuna e Suharekës zoton 450 mijë euro Foto: Ilustrim

Për shume vite shtëpitë e kulturës në Kosovë kanë qenë adresa ku janë zhvilluar të gjitha aktivitetet kulturore e artistike, sidomos në komunat e vogla. Misioni i tyre ishte t’i shërbejnë zhvillimit të kulturës nëpërmjet artistëve e institucioneve tjera të kulturës.

Përderisa fshati Mushtisht i Suharekës mbarë trojeve shqiptare njihet si vend që ka nxjerrë artist me zë, ku është njohur edhe si fshati i bilbilave, së shpejti do ta ketë edhe Shtëpinë e Kulturës, të paktën procedurat tenderuese kanë filluar.

Për këtë, më datë 15 qershor 2023, Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e kësaj shtëpie për të cilën ka zotuar 450 mijë euro.

Sipas specifikacionit të tenderit objekti i shtëpisë së kulturës në Mushtisht duhet të përfundojë brenda 200 ditëve kalendarike dhe operatorët ekonomik kanë afat që ofertat e tyre ti dorëzojnë deri më datën 14 korrik 2023.