KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike

24.04.2024

KEDS ka njoftuar se të premtën më 26 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së premte ë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.

Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

1.Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 10:00 deri 14:00   

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive i daljes 10kV (shtrengim i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).