SHSKUK i reagon Abdixhikut: Deklarata të pabaza dhe nuk ka ndodhë diçka e tillë, prej vitit 1999 e deri më sot

para 39 dite

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka reaguar me ashpërsi ndaj akuzave të bëra nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me vonesat në furnizimin me gjak dhe vdekje të pacientëve për shkak të kësaj.

SHSKUK i reagon Abdixhikut: Deklarata të pabaza dhe nuk ka ndodhë diçka e tillë, prej vitit 1999 e deri më sot

Në një komunikatë për media, Klinika Emergjente e ka cilësuar deklaratën e Abdixhikut si të pavërtetë dhe të qëllimshme për të manipuluar opinionin publik për qëllime partiake.

“Kjo deklaratë nuk qëndron, është plotësisht e pabazë dhe nuk ka ndodhë diçka e tillë, jo vetëm tani por në tërë historikun e Klinikës Emergjente, prej vitit 1999, e deri më sot,” thuhet në komunikatë.

Klinika Emergjente thekson se bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është shumë i mirë dhe se nuk ka pasur kurrë mungesë të gjakut që të ketë ndikuar në humbjen e jetëve të pacientëve.

“Klinika Emergjente, bën thirrje që të gjithë përfaqësuesit mos të cënojnë punën dhe djersën e punëtorëve të Klinikës Emergjente, që 24-orë, pa ndalë janë në shërbim të pacientëve,” thuhet më tej në komunikatë.

Etiketat

Ofertat e fundit