Abdixhiku: S’rrotullohet shteti për një ambicie, populli s’ka për t’i falur
08.09.2026
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar zhvillimet e fundit brenda partisë dhe përplasjet politike.
Abdixhiku ka thënë se fillimisht kishte menduar se beteja politike bëhej për parime dhe për Kosovën, por sipas tij, qëllimi qenka një ambicie për kryetar të LDK-së.
“S’rrotullohet shteti për një ambicie”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se LDK-ja historikisht është njohur për një klasë politike që, sipas tij, “dikur jepte gjithçka për shtetin”, duke e kundërvënë këtë me atë që e konsideron qasje të sotme politike.
Në fund, Abdixhiku ka shkruar: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”
