242 raste me fruth në Kosovë

3 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se rastet me fruth vazhdojnë të regjistrohen në vend, duke u bërë thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë vaksinuar me kohë.

Gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.006 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, në rast se kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

Instituti thekson se vaksinimi i rregullt dhe ai plotësues janë thelbësorë për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërprerjen e përhapjes së fruthit në vend.