Raporti i SHSKUK-së: Mbi 900 shërbime emergjente gjatë vikendit në Klinikën Emergjente

31.08.2026

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar raportin treditor për periudhën 28-30 gusht 2026, lidhur me punën dhe shërbimet e ofruara në Klinikën Emergjente.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij vikendi ekipet mjekësore kanë trajtuar gjithsej 913 raste emergjente për qytetarët.​

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të pranuar:​

280 pacientë kanë marrë traftime në Emergjencën Internistike​

203 pacientë janë trajtuar në sektorin e Reanimimit​

201 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Emergjencën Ortopedike​

163 pacientë janë spitalizuar apo trajtuar në Emergjencën Kirurgjike​

66 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël​

SHSKUK bën me dije se të gjitha ekipet kujdestare kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pasur nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor.