Fillon realizimi i projektit në QMF-Duhël, synohet përmirësimi i kushteve për pacientët

11 orë

Ka filluar realizimi i projektit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Duhël, i cili synon përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për banorët e këtij fshati dhe të lokaliteteve përreth.

Ky projekt pritet të ndikojë në krijimin e kushteve më të mira për pacientët që marrin shërbime në këtë qendër, duke kontribuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor në nivel lokal.

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit, janë shprehur falënderime për AQH-në dhe Kuvendin Komunal të Suharekës për mbështetjen dhe bashkëpunimin në jetësimin e tij.

Investimi vjen në funksion të përmirësimit të shërbimeve të mjekësisë familjare dhe ofrimit të një kujdesi më cilësor shëndetësor për qytetarët.