Nënshkruhet lista finale për çmimet e unifikuara të barnave, Vitia: Ulje drastike e çmimeve të barnave në Kosovë

23.12.2024

Sot, Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, nënshkroi listën finale që i hap rrugë zbatimit të Ligjit për Çmimet e Unifikuara të Barnave.

Nënshkruhet lista finale për çmimet e unifikuara të barnave, Vitia: Ulje drastike e çmimeve të barnave në Kosovë Foto: Ilustrim

“Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulëta sesa tani,” deklaroi Vitia, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për përmirësimin e aksesit të qytetarëve në barnat esenciale.

Një nga lajmet më të mira për qytetarët është se çmimet e disa barnave janë ulur deri në 10 herë, ndërsa mbi 2900 produkte medicinale do të përfitojnë nga ulje të ndjeshme çmimi. Ky vendim pritet të lehtësojë barrën financiare për familjet kosovare, duke siguruar akses më të përballueshëm në trajtimet mjekësore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More