Zbulohet një bunker me barna të kontrabanduara – Dogana sekuestron qindra pako ilaçesh të huaja

24.10.2025

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, pas dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme në ambientet e një barnatoreje.

Zbulohet një bunker me barna të kontrabanduara – Dogana sekuestron qindra pako ilaçesh të huaja Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar – bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor, dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.

Autoritetet doganore kanë njoftuar se janë iniciuar procedurat përkatëse hetimore, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në sigurimin e tregut të brendshëm nga produktet e paligjshm

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More